Ahmeti nuk ka treguar lidership të mjaftueshëm dhe nuk përjashtohet mundësia për ndërrimin e tij si njeri i parë i BDI-së, shkruan gazetar austriake “Der Standard” duke u bazuar në informacione nga Maqedonia, duke konstatuar se në zgjedhjet e fundit BDI ka humbur shumë vota që janë ndarë mes LSDM-së dhe Besës, raporton televizioni 24 Vesti.
Për agjencinë bullgare BG News, nga ana tjetër, kyçe është fakti që sipas analizave të tyre Ali Ahmeti nuk ka arritur të sigurojë as përkrahjen e nevojshme të bashkësisë ndërkombëtare për tejkalimin e krizës.
“Në të njëjtën kohë, mjeshtëri të madhe në parti ka demonstruar zëvendësja e tij, Teuta Arifi. Pikërisht ajo ka qenë lidere në bashkëpunimin me bashkësinë ndërkombëtare dhe në ndryshimin e plotë në ndryshimin e pozitës së BDI-së nga pozitë por-VMRO në pozitë pro-LSDM”, shkruan kjo agjenci, transmeton gazeta Lajm.
BDI vazhdon me reagimet e njëjta, duke treguar se nuk ëhstë mbushur me mend në zgjedhjet e 11 dhjetorit. Zëdhënësi i saj Bujar Osmani refuzon të japë deklarata për mediumet e pavarura shqiptare si Gazeta Lajm, për dallim prej mediumeve maqedonase.
“Apsolutisht janë pjesë e sulmeve të orkestruara me qëllim që të krijohet imazh i keq për BDI-në dhe kryetarin Ahmeti. Ai e ka udhëhequr partinë që nga viti 2002 dhe deri tani nuk ka humbur asnjë cikël zgjedhor, kështu që edhe gjatë kohë do të jetë në postin e liderit në këtë parti”, deklaroi Bujar Osmani, duke gënjyer qëllimisht, ose duke harruar se me Agron Buxhakun BDI shënoi fiasko në zgjedhjet presidenciale të vitit 2009.