Medojeviq: Abazoviq mendon se mafia mund të luftohet me parulla dhe bakllava

Kryetari i Lëvizjes për Ndryshim, Nebojsha Medojeviq, i bëri thirrje kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, që pas mbledhjes së sotme në Kuvend të japë dorëheqje.

Ai tha se është e logjikshme që Abazoviq, pas pretendimeve të sotme lidhur me kontrabandën dhe destabilizimin e shtetit, të ftojë liderët e partive parlamentare “në të cilat DPS-ja dhe mafia nuk kanë ndikim” dhe të vendosë një gjendje të jashtëzakonshme, si për të shpallur një “luftë të përgjithshme kundër mafias”.

“Fatkeqësisht kryeministri aksidental Abazoviq nuk shprehu gatishmërinë për t’u përballur me mafian dhe DPS-në dhe hodhi poshtë propozimin tim për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme. Dritani mendon se mafia mund të luftohet me parulla dhe bakllava. Jepni dorëheqjen. Shteti nuk është lodër “Nuk ka dialog me mafien”, ka shkruar Medojeviq në Facebook./21Media


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu