Mehaj: Shqiptarët përbëjnë rreth 50% të popullsisë në Maqedoninë e Veriut

Ish-ministri i mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj i ka dhënë mbështetje studentëve shqiptarë në Maqedoni për gjuhën shqipe.

“Gjuha shqipe nuk preket. Besoj se këtë e ka kuptuar tashmë i gjithë rajoni dhe bota.

Është në interesin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut që të fokusohet në rrugën drejt Bashkimit Evropian, e jo të hapë çështje të panevojshme që na prekin të gjithëve.

Shqiptarët përbëjnë rreth 50% të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, dhe këtë realitet nuk mund ta ndryshojë as Serbia, as Rusia, e as Kina. U bëj thirrje liderëve të partive shqiptare që të bashkohen të paktën në disa pika kyçe, sepse momenti është dhe kërkon përgjegjësi të përbashkët.”, është shprehur Mehaj. /INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu