Mehmeti: Gjithmonë do ketë ndonjë parti maqedonase, që do i mbrojë kriminelët e BDI’së nga ne dhe që do u ofrojë ‘opozitarëve’ tanë atë që ata i josh – grazhdin e pushtetit!

“Ju kujtohet: deri dje, sa herë që e kritikonim regjimin DPMN-BDI, drejtuesit e BDI’së na quanin ‘këlysh’ të partisë opozitare maqedonase – LSDM’së! Ju kujtohet: opozitarët e deridjeshëm të ‘haleancave’ të ndryshme, na quanin ‘racë të poshtër’ neve që publikisht thoshim se nuk duam të bashkëpunojmë me sojin e politikanëve, që nuk shohin më larg se te grazhdi i shtetit! E sot, kur themi se edhe për LSDM’në maqedonase, më të përdorshëm janë vasalët e komprometuar shqiptarë, po ata drejtues të BDI’së dhe, të njëjtit ‘opozitarë’ që donin ta na bashkonin rreth kolltukëve të tyre ministror, na thonë se jemi bashkëpunëtorë të DPMNE’së?! Andaj kurrë mos harroni: gjithmonë do ketë ndonjë parti maqedonase, që do i mbrojë kriminelët e BDI’së nga ne dhe që do u ofrojë ‘opozitarëve’ tanë atë që ata i josh – grazhdin e pushtetit! Pra kurrë nuk do mungojnë parti maqedonase, që do i bëjnë burrështetas të gjithë shqiptarët që kanë çmim, por nuk kanë moral, ngaqë sunduesit maqedonas prej moti e kanë kuptuar se, më lirë të del të paguash shtrenjtë qindra shqiptarë karrieristë të sëmurë, se sa tërë popullit shqiptarë t’ia japësh hisen që i takon! Dhe në ndërkohë, mos u lodhni me pyetjen si u bë që BDI’ja dhe ‘Aleanca për shqiptarët’ ta kenë harruar marrëveshjen mes partive shqiptare, ngaqë kjo pyetje ka të bëjë me burrështetas që nuk paguhen për ta drejtuar shtetin, por pët të na luftuar neve që themi: mjerë shqiptaria që e përfaqësojnë ata që nuk i brenë ndërgjegjja edhe pse u ndodhi ‘Sopoti’, ‘Brodeci’, ‘Monstra’, rasti i Kumanovës, likuidimi i Harun Aliut me shokët, projekti ‘Shkupi 2014’…! Zonja e zotërinj, mos I kritikoni, por shprehni keqardhje ndaj politikanëve që nuk e kuptuan se jo çdokush mund të jetë ‘racë e poshtër’ që u bënë opozitë të gjithë pushteteve, por që e dinë se jo të gjithë jemi ‘derra’ partiak, që majmemi nga djersa e popullit dhe që freskohen duke u përpëlitur në lloçin e pistë të lojërave politike!” ” (Kim Mehmeti)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu