Melania Trump mban çantën më të shtrenjtë në botë (FOTO)

Melania Trump është mjaft e njohur për shpenzimet në gardëroba të shtrenjta, por nuk janë vetëm rrobat e saj që janë të trendit më të fundit.

Zonja e parë e Shtëpisë së Bardhë, gjatë ditës së djeshme (e martë) është parë me një aksesor, çmimi i së cilës është mjaft i lartë, shkruan Express.

Gjatë një takimi zyrtar të saj, Melania është parë duke mbajtur një çantë të markës ‘Hermes Birkin’, që cilësohet si më të shtrenjtat në botë.

Çantat ‘Birkin’ morën emrin prej aktores dhe këngëtares, Jane Birkin, ndërsa tani po konsiderohen si më luksozet.

50-vjeçarja mund të jetë tani zonja e parë e Shteteve Të Bashkuara, por para se të jetë pjesë e politikës, ajo ishte e njohur për një karrierë të suksesshme të modelingut.

Ani pse tashmë nuk është pjesë e pistave të modës, ajo nuk e ka lënë botën e modës, kjo falë dizajnerëve të saj.

Trump gjithmonë në paraqitjet e saj shfaqet me veshje të veçanta, në të cilat duket tërheqëse.

Ndërkaq, sipas InStyle, vetëm në vitin 2018 ajo kishte blerë gjashtë çanta, vlerat e së cilave arrinin 90 mijë dollarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu