Melania Trump numëron ditët, afër divorcit me Trump

Zonja e parë e Shtetve të Bashkuara (SHBA) Melania Trump numëron ditët që të divorcohet nga burri i saj Donald Trump, pohoi ish-ndihmësja e presidentit amerikan Omarosa Newman, tramsneton Anadolu Agency (AA).

Newman në librin “Unhinged” (Jasht kontrollit), i cili pritet të botohet, ka përshkruar ditët e kaluara në Shtëpinë e Bardhë. Ajo ka komentuar edhe marrëdhëniet në Shtëpinë e Bardhë dhe, ndër të tjera, pretendon se zonja e parë e SHBA-së Melania përzgjedh rrobat me të cilat shfaq një frymë pasive-agresive.

“Kur shihni rrobat të cilat vesh Melania Trump, shihet një rebelim në stilin që ka një qëllim. Besoj se Melania shfrytëzon këtë stil për të ndëshkuar burrin e saj”, konsideron Newman, e cila pohon se Melania vesh rroba të caktuara për të përulur burrin e saj.

Newman thotë se edhe Trump, për të korrigjuar gabimet e tij, ka detyruar gruan e tij të shkojë në qendrën ku jetojnë emigrantët, për çka Melania kishte veshur një pallto ku shkruhej “I really don’t care” (Me të vërtetë nuk më intereson).

Po ashtu, ish-këshilltarja pohon se martesa e Trumpëve është në prag të përfundimit dhe se Melania dëshiron që të divorcohet pas mbarimit të mandatit presidencial.

“Mendoj se Melania numëron minutat deri në përfundimin e mandatit të burrit të saj që të mund të divorcohet nga ai”, ka shkruar Newman.

Newman ishte një nga afro-amerikanet e rralla në Shtëpin e Bardhë gjatë mandatit të Trump. Ajo e mbështeti gjatë fushatës zgjedhore dhe pasi Trump u zgjodh për president, Newman u bë asistentja e tij.

Ajo në librin e saj të ri në të cilin përshkruan zhvillimet gjatë qëndrimit të saj në Shtëpinë e Bardhë, presidentin amerikan e përshkruan si racist, gjë të cilën Trump e ka mohuar./newman


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu