Zonja e Parë e ardhshme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melanie Trump dhe djali i çiftit presidencial Baron Trump, nuk do të jetojnë në Shtëpinë e Bardhë.
Ky lajm bëhet i ditur nga media amerikane New York Post, e cila shkruan se Melanie Trump dhe djali Baron do të jetojnë në shtëpinë e tyre në Nju Jork. Shkak për këtë është bërë shkolla e Baron.
Gazeta raporton gjithashtu se Melanie Trump do të udhëtojë drejt Shtëpisë së Bardhë në Uashington sa herë që të jetë e nevojshme, por fokusi i saj kryesor është djali Baron. Ekziston një mundësi që Melanie dhe Baron të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë ku do jetojë Presidenti i zgjedhur Donald Trump, në fund të vitit shkollor.
“Ndërtesa ku do qëndrojë Melanie dhe Baron do të bëhet Shtëpia e Bardhë e Nju Jorkut”, tha një ish-komandant i Delta Forcës amerikane, duke iu referuar masave të sigurisë që do të rriten në shtëpinë ku do qëndrojë familja e Presidentit Donald Trump. Ajo do të ruhet nga Shërbimi Sekret dhe Policia e Nju Jorkut.







