Melisa Lleshi e ‘Përputhen’ debuton me këngën “U kry” (VIDEO)

Artistja e re, Melisa Lleshi, gjatë ditës së sotme (e premte) ka lansuar projektin e parë muzikor. Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, derisa kishte shpërndau edhe sekuenca nga klipi i ri.

“U kry” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës është përkujdesur producenti Bini Diez.

Tekstin e ka shkruar producenti dhe ImeperiAlb, kurse për xhirimet e klipit u përkujdes Imagine Films.

Melisa u pa me një stil tejet të veçantë, ndërsa mori vëmendje më lëvizjet provokuese që bënte.

Kujtojmë se artistja u bë e njohur përmes pjesëmarrjes së saj në programin për të rinj, Për’puthen.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu