Memedi: RDK ka vendosur që të jetë pjesë e Qeverisë së re

Vesel Memedi, kryetari i RDK-së dhe deputeti që është pjesë e Aleancës për Shqiptarët thekson se kryesia qendrore e partisë së tij përveç që ka vendosur që ti jap nënshkrimin kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev për marrjen e mandatit, po ashtu është vendosur që të jetë pjesë e Qeverisë së re.

“Kryesia qendrore e RDK-së javën e kaluar mbajti mbledhje dhe në të njëjtën mbledhje u vendos që të jepet edhe nënshkrimi për marrjen e mandatit nga ana e Zoran Zaev dhe formimit të qeverisë së re dhe në të njëjtën kohë ne vendosëm të jemi pjesë e Qeverisë së re që të mund të formohej nga ana e LSDM-së dhe koalicionit që i kanë dhënë nënshkrimet tani më 67 deputetë”, theksoi për TV21, Vesel Memedi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu