Mendi Qyra dorëhiqet nga posti i kryetarit të OEMVP, në vend të tij u.d. u emërua Nuhi Aliu

Kryetari i deritanishëm i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP), Mendi Qyra është dorëhequr nga kjo detyrë pas kandidimit të tij si kandidat i pavarur në zgjedhjet lokale për komunën e Strugës.

Në vend të tij ushtrues detyre i kryetarit është caktuae afaristi shkupjan, Nuhi Aliu.

Ja njoftimi i plotë i OEMVP:

Sot, në ambientet e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore u mbajt mbledhja e IV-të e Këshillit Drejtues, e thirrur nga Kryetari z. Mendi Qyra, me prani të Drejtori Ekzekutiv z. Durim Zekiri si dhe përfaqësues të Këshillit Mbikëqyrës.
Qëllimi kryesor i takimit ishte shqyrtimi i ecurisë së aktiviteteve të planifikuara të gjashtëmujorit të dytë, sipas planit vjetor të OEMVP, me fokus të veçantë në aktivitetet e parapara në kuadër të jubileut të 20 vjetorit të themelimit të Odës, si dhe përgatitjet për ngjarjen tradicionale “TOP 100”, e cila këtë vit organizohet për herë të 16-të.
Në këtë mbledhje Kryetari i OEMVP-së z. Mendi Qyra, në pikën e fundit të rendit të ditës, deponoi dorëheqjen e tij nga posti i Kryetarit të OEMVP-së.
“Duke qenë se unë kam paralajmëruar kandidaturën time për zgjedhjet lokale, ku do jem kandidat I pavarur për kryetar komune në qytetin e Strugës, vlerësoj se dorëheqja ime së pari është akt i ndërgjegjes duke e ditur që OEMVP-në po e lë në duar të sigurta të njerëzve shumë kompetent dhe relevant. Por gjithashtu, dorëheqja ime është edhe akt juridik, sepse pa anshmëria dhe pavarësia e OEMVP-së është vlera më e madhe e saj, dhe assesi se ne duhet ta shkelim, andaj dorëheqja ime respekton edhe aktin më të lartë të OEMVP-së, statutin e saj”, tha ndër tjerash Mendi Qyra.
Ai gjithashtu, falënderoi Stafit Ekzekutiv, këshillin drejtues dhe të gjitha organet udhëheqëse për mbështetjen të cilën ia dhanë gjatë angazhimit të tij tre vjeçar në OEMVP si Kryetar.
“U siguroj se do të mbetem gjithmonë pranë OEMVP-së, në çdo formë që do të mund të ndihmoj dhe kontribuoj, pavarësisht pozicionit tim në të ardhmen”, shtoi z. Mendi Qyra
Më pas, Këshilli drejtues me konsensus të plotë, nga nënkryetarët zgjodhi z. Nuhi Aliun për ushtrues detyre të Kryetarit të OEMVP-së për të vazhduar me mbarëvajtjen e punës së OEMVP-së deri në përfundim të mandatit.
“Ju siguroj se do jem bashkëpunues dhe se çdo vendim do e marrim së bashku në të mirë të OEMVP-së. E rëndësishme është mirëqenia e odës andaj zotohem për angazhim të denjë dhe të plotë në realizimin e objektivave të institucionit tonë të pavarur”.
OEMVP, edhe njëherë vazhdon të dëshmojë pjekurinë institucionale në këtë 20 vjetor të saj, duke dëshmuar se sistemi i implementuar funksionon dhe siguron vazhdimësinë e punës së saj”, thuhet në njoftim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu