Ruzdi Orana, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka bërë të ditur se djalin e tij të vetëm Fidanin e ka dërguar në punë për një jetë më të mirë. Ai i kërkoi falje djalit të tij për lotët që derdhi sot në aeroport, transmeton InfoShqip.
“Ruzdi Orana thotë se djali i tij është një burrë i arsimuar, i cili nuk ia doli dot në vendlindje.”
“Nuk ishte e lehtë t’i them lamtumirë djalit tim. Ai u nis sot dhe unë mund ta kisha bërë këtë 30 vjet më parë. Por në atë kohë nuk mund t’i ktheja shpinën Kosovës, nuk mund të largohesha nga shkolla ku punoja. Menduam se do ta bëjmë Kosovën kopsht lulesh, siç na thoshin politikanët e atyre viteve. Por gjithçka doli krejt ndryshe. Çuditërisht, edhe pse jam veteran i arsimit dhe veteran i UÇK-së, nuk kam arritur të punësohem në asnjë organizatë shtetërore. Dhe tani një njeri, edhe pse është intelektual, duhet të shkojë të punojë në vende të huaja. Nuk e kam menduar kurrë këtë, por 22 vjet pas luftës Kosova është bosh nga të rinjtë. “Gëzuar rrugëtimin bir dhe fat të lumtur në jetë“!- shkruan ai./InfoShqip.com









