Menduh Thaçi: Dalëngadalë të gjithë po i bashkangjiten rrugës së PDSH-së

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi mbrëmë qëndroi në Strugë ku mbajti mbledhje me strukturat dhe shtabin e degës së PDSH-së në Strugë.

“Dalëngadalë të gjithë po i bashkangjiten rrugës së PDSH-së, tha kryetari Thaçi para të pranishmëve. Vendi, bashkë me të edhe shqiptarët, janë në prag të inkuadrimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe këto zgjedhje janë finishi i vërtetë i këtij integrimi. Kryetari Thaçi tha se ka zëra të paktë por që nën rrogoz përpiqen t’u thonë qytetarëve se PDSH e paska lënë rrugën e vet dhe u qenka bashkangjitur zgjedhjeve. PDSH që në fillim ka qenë e vetmja që gjithnjë ka thënë se nuk mundet që në shkekullin 21, këtu të ngrihet shtet një etnik, vetëm i maqedonasve. Qëndrimet që ka pasur në programin dhe platformën e PDSH-së, tashmë janë në realizim e sipër. Maqedonia e Veriut është nocion gjeografik e jo etnik, si shtet i përbashkët mes shqiptarëve dhe maqedonasve. Plani është I saktë, që në fund të vitit të bëhet anëtare e plotë e NATO-s”, theksoi Thaçi.

Ai tha se kërkon që mbështetja të demostrohet në këto zgjedhje presidenciale, dhe shqiptarët bashkë me PDSH-në kanë një obligim madhor që BDI-në nga pushteti, ta rrëzojnë në opozitë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu