Menduh Thaçi ka një mesazh për Arben Taravarin dhe Ziadin Selën

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka drejtuar kritika të ashpra ndaj disa figurave politike shqiptare, duke i cilësuar si të panevojshme për skenën politike.

Në një fjalim të mbajtur gjatë kuvendit zgjedhor të degës Negotinë-Vrapçisht më 28 mars 2026, Thaçi deklaroi se persona si Zijadin Sela dhe Arben Taravari, sipas tij, kanë dëshmuar se veprojnë kryesisht për interesa personale.

“Persona si Zijadini, Taravari e të tjerët u vërtetua se ishin të panevojshëm për politikën shqiptare, pasi vepronin vetëm për interesa personale.”, u shpreh Thaçi. /INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu