Menduh Thaçi: PDSH do të rikthehet fuqishëm, jam serioz, më besoni

I ftuar në Debat21, i pari i PDH-së, Menduh Thaçi tha se partia e tij do të riktheht fuqishëm, që siç shtoi, “edhe ndërkombëtarët e kanë kuptuar se PDSH është parti serioze”, përcjell TV21. Thaçi foli edhe për Kongresin e PDSH-së, që siç tha pret që të ketë konkurrent e sa i përketë datës që do të mbahet, ai tha se varet nga mundësia e zgjedhejeve të parakohshme ose zgjedhjeve të rregullta.

“Mendoj se PDSH-ja shumë shpejt do të rimerr veten dhe do të ringritet, do ta them, ndoshta është e keqe, pro e vlerësoj veten si politikan serioz. Maqedonasit nuk do të ndalet në atë tendencen anakroike të shekullit XXI që të mundohen t’i diskriminojë shqiptarët, t’i defaktorizojnë dhe mundësisht të rikthehen në shekullin XIX, krijimin e shtetit të tyre etnik maqedonas ku jetojnë edhe disa të tjerë. E katërta që po shpresoj në këtë ringritje të PDSH-së, po u përgjigjem në mënyrë të sinqertë, besojmë se bashkësia ndërkombëltare është bidnur se PDSH-ja është faktor politik serioz në momente të caktuara shumë kacafytës më bashkësinë ndërkombëtare”, tha Thaçi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu