Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, ka zhvilluar një takim me ekipin fitues të presidentit të sapo-zgjedhur amerikan, Donald Tramp.
Delegacioni amerikan i cili ndodhej dje në Tiranë, kryesohej nga Michael Biundo, i cili ka shërbyer si Konsulenti kryesor Kombëtar për Donald Trump, Andrew Boucher, ish-drejtor ekzekutiv i Partisë Republikane, Shannon Burns, themelues dhe drejtues i kompanisë Victory Solutions, Kory Wood, i cili ka projektuar dhe drejtuar programin telefonik të fushatës për Donald Trump dhe Derek Dufresne i cili ka shërbyer në Kongres për disa kongresmenë dhe është konsulent për çështjet e sigurisë, emigracionit të paligjshëm dhe politikën e jashtme.







