MEPSO sot kumtoi se nuk ka detyrime të mbetura, të papaguara, duke i hedhur poshtë si të pasakta informacionet e shfaqura nga Ministria e Financave.
Sipas tyre, kompania nuk ka borxhe dhe obligime tjera për të shlyer, mirëpo sqarojnë se kanë në evidencë obligime të pashlyera, që sipas tyre, nuk mund të kenë trajtimin e borxhit. MEPSO deklaron se është në procese gjyqësore ndaj disa rasteve të përmendura në media, dhe se nuk bëhet fjalë për borxh të mbetur, njofton InfoShqip.
Sipas kompanisë, argument më i fuqishëm për gjendjen financiare është bashkëpunimi i vazhdueshëm afatgjatë me institucionet financiare ndërkombëtare siç janë Banka Evropiane për Zhvillim, Banka Evropiane për Investim dhe Banka Botërore ndaj të cilave MEPSO rregullisht dhe në kohë i servison të gjitha detyrimet për projekte investuese për rritjen e kapaciteteve të rrjetit transmetues dhe besueshmërinë në menaxhimin me sistem elektronik të Republikës së Maqedonisë./InfoShqip.com










