Mërgata nuk mund të quhet më “jo rezidente”, ja vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut ka marrë një vendim të rëndësishëm: nuk lejohet që me akt nënligjor – si Metodologjia e regjistrimit të vitit 2021 – të përcaktohet kush është rezident dhe kush jo rezident, përcjell INA.

Kjo do të thotë se mërgata, që jeton jashtë vendit dhe kontribuon në ekonominë dhe shoqërinë tonë, nuk mund të trajtohet si “jorezidente” pa një ligj të qartë që e thotë këtë.

Gjykata tha se drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë ka kaluar kufijtë e kompetencave, duke vendosur rregulla që nuk janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.

Vendimi hyn në fuqi për të gjitha aktet që do të miratohen nga tani e tutje, dhe nuk ndryshon regjistrimin e vitit 2021.

Iniciatori i kësaj çështjeje është deputeti i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi, i cili kërkoi që trajtimi i popullsisë të bëhet në përputhje me ligjin dhe të respektohet diaspora.

Sipas rezultateve të regjistrimit të popullsisë të realizuara në vitin 2021, doli 29.5 për qind e qytetarëve të Maqedonisë janë shqiptarë, ku 24.3 për qind e tyre janë banorë rezident, ndërsa pjesa tjetër si jo rezident. Me këtë vendim të Gjykatës shqiptarët do njihen si 29.5%.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu