Të shkruash apo më saktë, të përshkruash jetën dhe të kaluarën e një mërgimtari, nuk është e lehtë, ashtu siç nuk ka qenë e lehtë rruga e mërgimit e ndërmarë vite më parë, shkaqet të cilat për mërgimtarët shqiptarë në ish-jugosllavi janë më se të ditura, ato ekomomike dhe politike. Sistemi komunist Jugosllav, nëpërmjet persekutimeve detyroi të mërgojë pjesën më të madhe të rinisë shqiptare, i persekutoi, u mbylli çdo shteg dhe hapësirë për të vepruar në vendlindjen e tyre, duke u hapur shtegun më të dhimbshëm, atë tej oqeaneve.
Por, po kjo mërgatë, e nisur nga të rinjtë e persekutuar dhe pa alternativë në vendlindjen e tyre, u bë promotore dhe përkrahësja më e madhe e iniciativave të shqiptarëve për liri në Kosovë dhe Maqedoni, pikërisht, i tillë ishte edhe Ylber Pilku, i riu mërgimtar, i ritur në familje me tradita atdhetare, i cili u detyrua në moshë të re, të lëshojë vendlindjen dhe familjen e tij.
Ai sot është një biznesmen i suksesshëm në Amerikë, por sdo ishte i tillë pa qenë një familjar i siksesshëm. Kontributi i Ylberit ka vlerë shumëdimensionale, humane dhe atdhetare. I njohur për karakterin e tij bamirës, ka qenë financues i shumë organizimeve, ndërtimeve, botime librash, përkrahës i pamatë i nevojtarëve dhe i pakursyeshëm për aktivitete kombëtare. Jeta e tij ka qenë e lidhur ngushtë me vendlindjen e tij, Dibrën, dhe çështjen shqiptare në ballkan. Vetë fakti se ka mërguar në moshë të re flet shumë, tregon se pushteti i kohës, njerëz si Ylberi, atdhetarë, ose i burgoste, ose i persekutonte për ti larguar nga vatrat e tyre.
Në rrugëtimin e tij të gjatë, sfilitës, aktiviteti kombëtar e ka takuar dhe bashkuar me figura emblematike, jo vetëm shqiptare por ndërkombëtare, në foto galerine e mëposhtme do shihni afrimitetin e Ylberit me personalitete të politikës Amerikane, që shquhen për kontrobutin e dhënë për çështjen shqiptare, si kongresmeni shqiptaro-amerikan DioGuardi, por jo vetëm, me udhëheqës, guvernatorë, gazetarë, figura të politikës në Shqipëri, president, kryeministër, të politikës shqiptare në Maqedoni e Kosovë.

Dreka e promovimit të librit i sponzorizuar për shqiptarin ortodoks të Rekës nga Ylber Pilku në restorantin Orien Palace në Brooklyn

Kongresmeni shqiptaro-amerikan Joe DioGuardi

Kryetari i Brooklyn Eric L Adams dhe Ylber Pilku

Donacion dhënë nga Ylberi për ndërtimin e xhamisë në New Jersey

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu

Guvernatori i New York Andrew M Coumo

Shpend Koleci, Ylber Pilku dhe Musa Pacuku


Prof.Dr.Kastriot Haxhirexha, Prof.Ibraim Egriu. Prof.Saimir Shatku dhe Ylber Pilku

Ylber Pilku, Ziadin Sela,










