Merkato te Milani: Klubi gjerman nuk dorëzohet, përgatitet oferta e radhës

Eintracht Frankfurt nuk heq dorë nga Jens Petter Hauge. Milani e ka nxjerrë në merkato talentin norvegjez, shitja e së cilit pritet të mbushë disi arkat e nënkampionëve të Italisë.

Klubi gjerman ofroi 8 milion euro disa ditë më parë, shumë që u cilësua e vogël dhe u refuzua nga kuqezinjtë. Mediet italiane shkruajnë se klubi gjerman nuk është dorëzuar.

“Djalli” kërkon 12-13 milion euro për të lënë të lirë 21-vjeçarin norvegjez, i cili aktivizohet në krahun e majtë të repartit ofensiv.

Diferenca mes kërkesës dhe ofertës nuk është shumë e madhe. Drejtuesit e Eintracht kanë vendosur të modifikojnë propozimin e tyre.

Së shpejti do t’i paraqitet një ofertë e re dyshes Maldini-Massara, me shpresën dhe besimin për të arritur marrëveshjen finale në lidhje me Hauge.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu