Merkel dhe Putin diskutojnë zhvillimet në Siri dhe Ukrainë

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, kanë zhvilluar një bisedë telefonike në të cilën kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në arenën ndërkombëtare, me theks të veçantë te situata në Siri dhe Ukrainë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e kabinetit të kalncelares gjermane, Ulrike Demmer, në një kumtesë të publikuar thekson se zyrtarët e lartë në bisedën e tyre janë përqendruar te roli i shteteve garantuese të procesit të paqes në Astana, Turqia, Rusia dhe Irani për të formuar një listë të anëtarëve të Komitetit Kushtetues të Sirisë, por edhe mbi vendimin e SHBA-ve për të tërhequr trupat nga Siria.

Merkel ka përshëndetur armëpushimin në zonat e konfliktit në lindje të Ukrainës që ka hyrë në fuqi në mesnatë.

Rusia dhe Ukraina kanë acaruar marrëdhëniet si pasojë e aneksimit të Krimesë nga ana e Rusisë në vitin 2014, pas një referendumi të diskutueshëm.

Turqia por edhe Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, e konsiderojnë aneksimin si të paligjshëm.

Ukraina fajëson Rusinë për dhunë separatiste në Ukrainën lindore afër kufirit me Rusinë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu