Merkel i kthen shpinën Gruevskit

Fondacioni “Konrad Adenauer” ka lëshuar kritika të forta për VMRO-DPMNE-në në një analizë të publikuar sot në faqen zyrtare në internet, ku përmendet mungesa e reformave, zhvlerësimi i institucioneve të shtetit, sulmet ndaj ambasadorëve të vendeve perëndimore etj.

Në analizën me titull: “Populli vendosi” theksohet se zgjedhjet e 11 dhjetorit edhe pse ishin deri më tani më demokratike, nuk sollën stabilitet në vend. Përkundrazi, ditët që kaluan ishin shembull të një sjelljeje jo demokratike.

“Krizës në shtet nuk po i shihet fundi. Pasojat mund të jenë edhe destabizim” shruan autori i këtij dokumenti Johanes Rej. Fondacioni Konrad Adenauer” është formuar nga Unioni Kristian-Demokratik (CDU) – partia e kancelares Angela Merkel, dhe tradicionalisht e ka përkrahur partinë simotër në Maqedoni VMRO-DPMNE, madje edhe duke trajnuar kuadrot e saja dhe duke dhënë këshilla për fushatë. Por me sa duket, partnerët gjermanë kanë humbur shpresat në kapacitetin demokratik të partisë që qeveris mbi 10 vite Maqedoninë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu