“Merkel realizoi ëndrrën e Hitlerit”, dorëhiqet ai që e tha

Ambasadori i Maltës në Finlandë dha dorëheqjen të dielën pasi u kritikua 0për krahasimin e kancelares gjerman Angela Merkel me Adolf Hitleri, njoftoi Ministria e Jashtme malteze.

“Kur ai pranoi dorëheqjen e menjëhershme të ambasadorit, ministri Evarist Bartolo theksoi se komentet e tij për kancelaren gjermane Angela Merkel nuk ishin një shenjë miqësie dhe respekti të ndërsjellë midis Maltës dhe Gjermanisë”, thuhet në deklaratë.

“Ajo e bëri realitetin ëndrrën e Hitlerit”

Ambasadori Michael Zammit Tabona shkroi në një mesazh në Facebook të premten, duke shënuar 75-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore: “Ne e ndalëm Hitlerin 75 vjet më parë. Kush do të ndalojë Angela Merkel? Ajo e bëri realitetin ëndrrën e Hitlerit: të kontrollojë Evropën”.

Zammit Tabona, i cili u emërua ambasador në vitin 2014, nuk pranoi të komentonte më tej fjalët e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu