Merr fund misteri. Kryeministër i vendit më të pasur, ja kujt i përket këpuca e grisur në Samitin e Tiranës (FOTO)

Merr fund dilema e “këpucës së grisur” në Samitin e mbajtur ditën e djeshme në Tiranë, për herë të parë në vendin tonë dhe për hërë të parë jashtë një vendi anëtar i BE-së.

Përpos bisedave dhe marrëveshjeve, fotografëve nuk i shpëtuan disa detaje interesante.

Fotografi Armand Babani i bëri ditën e djeshme të gjithë kurioz kur publikoi një foto me një këpucë të grisur, e cila i përkiste një lideri europian i pranishëm në samit.

Babani së fundmi ka treguar për Report tv se këpuca i përket kryeministrit holandez Mark Rutte.

“Është Mark Rutte. Është dhe shaka në Europë, që holandezët janë edhe pak kurnac,” tha Babani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu