Mes lotësh e dhimbjes, aktori shqiptar i jep lamtumirën të bijës

Vdekja e Bubulina Lajçit, të bijës së aktorit nga Kosova, Çun Lajçit, shkaktoi një zemëratë dhe hidhërim në mbarë opinionin publik.

Asaj iu dha sot mes lotësh, lamtumira për në banesën e fundit, ndërsa të sfilitur nga dhimbja, prindërit e të afërmit e vajtuan mes lotësh.

Bubulina ndërroi jetë nga mbidoza e drogës, siç u tha në mediat e Kosovës, ndërsa spikati për talentin e saj në aktrim.

E ëma, Fatime Lajçi, dje me të marrë vesh lajmin e hidhur, ka shkruar “Lamtumirë engjëlli im”, duke pranuar ikjen e parakohshme të së bijës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu