Mes zërave për një lidhje të re, Semi Jaupaj bën urimin special për njeriun e saj të preferuar

Semi Jaupaj ka qenë një ndër personazhet më të komentuar të muajve të fundit pas pjesëmarrjes në “Big Brother VIP”. Kohët e fundit, këngëtarja ka qenë mjaft aktive me projekte muzikore. “All your lovin” është kënga më e fundit që solli në duet me Ron Zaiti, me të cilin është përfolur për një romancë.

Fansat vunë re afrimitetin mes tyre në klip, dhe nga kjo nisën dhe spekulimet mund të ketë diçka. Për më tepër, ata janë parë mjaft të afërt pas disa fotove dhe videove që qarkulluan në rrjet ku ato shiheshin shumë të afërt. Megjithatë, ende nuk ka një konfirmim nga ana e tyre.

Sakaq, ndërsa fansat janë interesuar të dinë se çfarë po ndodh mes tyre, Semi nga ana tjetër, ka uruar babain e saj për ditëlindje. “Gëzuar ditëlindjen njeriu im i preferuar. Të dua sa qielli, sa toka Ba’. Gjithmonë e vogla jote.”, ka shkruar ajo krahas një fotoje nga fëmijëria e saj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu