Mesazhi franko-gjerman: Pajtimi ynë, model edhe për Ballkanin

Miqësia franko-gjermane tregon se pajtimi është i mundur edhe mes ish-armiqve historikë dhe mund të shërbejë edhe si model për pajtimin në Ballkan.

Kështu thuhet në një deklaratë të përbashkët të Ambasadës së Gjermanisë dhe asaj të Francës në Kosovë, të cilat më 11 nëntor, në Prishtinë, do të organizojë ditën e përkujtimit të armëpushimit ndërmjet tyre, e cila i dha fund Luftës së Parë Botërore.

Sipas tyre miqësia e tanishme franko-gjermane “gjithashtu dëshmon për vuajtjet e të gjithë popujve të përballur me mizoritë e luftës”.

Në fakt, 11 nëntori është dita kur çdo vit përkujtohet armëpushimi ndërmjet Francës dhe Gjermanisë, i cili i dha fund Luftës së Parë Botërore në vitin 1918. Njëherësh në këtë datë nderohen edhe të gjithë ata që ranë për Francën dhe Gjermaninë në konfliktet e kaluara dhe ato aktuale.

E një ceremoni ushtarake në vendin e ushtarëve të rënë në Prishtinë gjatë luftimeve në Frontin Lindor, do të mbahet më 11 nëntor në orën 11:00, në hapësirën e varrezave të krishterëve në Arbëri.

Pikërisht Gjermania dhe Franca kanë paraqitur së fundmi një plan për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Detajet e këtij plani nuk janë bërë ende publike për opinionin, edhe pse palët në dialog tash e disa muaj janë duke e shqyrtuar atë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu