Mesazhi i pazakontë që ua shpëtoi jetën alpinistëve që kishin humbur në male (VIDEO)

“Dërgona fotografi nudo” është kërkesa e zakonshme që disa djem ua kërkojnë në rrjetet sociale femrave. Por, nganjëherë mund të përdoret edhe për raste të pazakonta.

Dy alpinistë dhe qeni i tyre janë shpëtuar gjatë vikendit të kaluar, nga një helikopter që po fluturonte mbi malet Kaules në San Diego, pasi kishin humbur rrugën.

Pasi e kishin vërejtur se një helikopter i një televizioni po fluturonte mbi kokat e tyre, atyre u ra ndërmend që me gurë ta shkruajnë porosinë me qëllim që t’ia tërheq vëmendjen pilotit.

Por, në vend se të shkruajnë mesazhin standard “ndihmë”, ata kishin shkruar “na dërgoni foto lakuriq” (send nudes plz).

Dhe pasi që piloti vërejti mesazhin e tyre, menjëherë i telefonoi ekipeve të shpëtimit të cilët arritën në vend e ngjarjes dhe i nxorën nga malet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu