Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Ish-presidenti i Kroacisë, Stjepan Mesiq, ka evokuar kujtime nga koha kur ai ishte presidenti i fundit i ish-Federatës së Jugosllavisë, e cila po shkonte drejt fundit.

Gjatë “Takimit të Madh të Prishtinës” për integrimet ndërshqiptare e ndërballkanike, Mesiq ka bërë përgjegjës ish-kasapin e Ballkanit, Sllobodan Millosheviq për të gjitha viktimat e shkaktuara në Kroaci, Bosnje e Kosovë.

Mesiq ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq po i vazhdon politikat e Sllobodan Millosheviqit për krijimin e “Serbisë së Madhe, e cila sipas tij nuk mund të bëhet kurrë.

“Fatkeqësisht, ende ka nga ata që mendojnë si Millosheviqi të bëhet ‘Serbia e Madhe’, por unë ju them se ajo nuk mundet të bëhet. Për të gjithë ata që mendojnë se Serbia mundet të bëhet një shtet i madh, unë ju them që Serbia është një shtet i vogël në Ballkan”, tha Mesiq, transmeton KP.

Takimi PanShqiptar- NdërBallkanik- EuroAtlantik me tematikë: Histori- Identitet- Integrim, u mbajt në kuadër të 25-vjetorit të luftës legjendare të UÇK-NATO dhe lirisë së Kosovës në Prishtinë, me mbi 600 të ftuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu