Xhavit Haliti i PDK-së ka befasuar me votën e tij për Glauk Konjufcën kryetar Kuvendi. Haliti nuk ka dashur ta komentojë gjatë votën e tij, por ai u ka thënë mediave kosovare se këtë e ka bërë për ‘pikë të qejfit’.
Mirëpo, Periskopi mëson nga burime të besueshme, se Haliti ka kërkuar të propozohej / zgjidhej nënkryetar i Kuvendit nga radhët e PDK-së, pozitë në të cilën, u zgjodh Bedri Hamza.
“Haliti ka kërkuar që të propozohej për nënkryetar”. Kujtojmë se Xhavit Haliti ka ushtruar në disa legjislatura postin e nënkryetarit të Kuvendit.









