Mësohet identiteti i viktimave nga aksidenti në Tetovë-Shkup

Sektori i Punëve të Brendshme ka dalë me detaje për aksidentin në autostradën Tetovë – Shkup, njofton TV21.

Sot (31.07) në orën 15:45, në SPB Tetovë, është raportuar se në autostradën Tetovë-Shkup në kryqëzimin “veri”, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti pasagjerësh “Opel Astra” me targa të Tetovës, i drejtuar nga T.I. (59) nga Tetova dhe një autobusi “Man” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Sh.D. (62) nga Tetova. Në aksident kanë humbë jetën shoferi dhe pasagjerët I.I. (55) dhe Z.M. (71) nga Tetova, ndërsa pasagjeri R.I. nga Tetova ka pësuar lëndime trupore dhe do të mbahet nën vëzhgim në Spitalin Klinik të Tetovës. Është duke u kryer inspektimi në vendngjarje, të cilin po e ndërmarrin Prokurori Publik Kujdestar dhe Ekipi Inspektues nga SPB Tetovë”, thanë nga SPB Tetovë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu