Messi e Neymar qeshnin, derisa autoritetet braziliane ndërprenë ndeshjen shkaku i katër lojtarëve të Argjentinës

Lionel Messi e Neymar nuk mund të besonin se çfarë po ndodhte në takimin mes Brazilit dhe Argjentinës. Kundërshtarë dhe bashkëlojtarë te Paris Saint-Germain, por dyshja diskutonin në distancë veprimet e zyrtarëve të ndeshjes.

Katër lojtarë të Argjentinës, që luajnë në Ligën Premier, nuk ishin karantinuar me kohë, duke injoruar kështu rregullat ant-COVID.

Kjo bëri që ndeshja për kualifikimet në Kupën e Botës, mes Brazili dhe Argjentinës të suspendohet për një afat të pacaktuar deri më tani.

Takimi që filloi në ora 21:00 zgjati vetëm pesë minuta, pasi zyrtarët brazilianë u futën në fushë dhe nuk lejuan të zhvillohej takimi.

Messi dhe Neymar shikonin nga distanca, derisa e qeshura mes tyre u kap nga kamerat.

Dy yjet e PSG-së ndoshta kanë qeshur me këtë veprim amatoresk të zyrtarëve, pasi këto gjëra do duhej të zgjidheshin para se të niste takimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu