Lionel Messi i ka uruar bashkëlojtarët e tij, Turan, Rafinha e Mascherano për aventurat e reja.
Futbollisti më i mirë në botë ka shkruar një mesazh ku shpreh fat për ish bashkëlojtarët e tij, ndërsa më prekës ka qenë me fjalët për Mascheranon.
“Arda, të uroj fat në fazën tjetër të jetës, në vendin tënd. Jam i sigurt se do të jesh i mirë. Rafinha, suksese në Itali, gjithmonë do të mbajë kujtime nga ti. Mascherano, pas kaq shumë ndeshjesh, momenteve që kaluam bashkë, fjalëve që komunikuam, ne duhet të ndahemi. Do të më mungosh shumë. Do të jetë e çuditshme të shkoj në dhomat e zhveshjes dhe mos të jesh ulur në anën time. Por, shihemi së shpejti në ekipin kombëtar” shkruan Messi.








