Një eurogol i Angel Di Maria i dhuroi Argjentinës fitoren 1-0 ndaj Brazilit në finalen e Kupës së Amerikës. Kombëtarja albiceleste nuk fitonte trofe prej vitit 1993, teksa kjo është kupa e parë e Leo Messit me Argjentinën e tij.
Në postimin tjetër është me Emiliano Martinez, i cili u shpall portieri më i mirë i finales. Messi, i cili fitoi çmimin e futbollistit më të mirë të turneut, shkruan në foton përkrah portierit të Aston Villa: “Urime bishë. Më shumë se e merituar. Je i pathyeshëm“.
Ndërkohë, ylli argjentinas ka një marrëdhënie fantastike me Neymar dhe ky i fundit nuk ngurroi ta uronte sapo mbaroi ndeshja. Sulmuesi brazilian i dhuroi një përqafim të ngrohtë kapitenit të Barcelonës.
Emocionuese edhe skena kur Messi po komunikonte në video call me familjen e tij. Lumturi e madhe për 34-vjeçarin, i cili ia dedikoi suksesin e madh të dashurve të tij.









