Messi rikthehet në majë, FIFA e shpall më të mirin

Lionel Messi është shpallur lojtari më i mirë i vitit nga FIFA. Ky sukses i argjentinasit vjen pas triumfit në Kupën e Botës “Katari 2022”, ku udhëhoqi kombëtaren e tij drejt triumfit në këtë garë pas 36 vjetësh.

Argjentinasit kanë dominuar në këtë ceremoni pasi trajneri më i mirë shkoi për Lionel Scalonin, portieri më i mirë për Emiliano Martinezin dhe çmimi për fansat më të mirë shkoi për ata Albicelestë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu