Messi shokon Barcelonën me lajmërimin e fundit, Puyol reagon i pari

Messi ka lajmëruar klubin se do të largohet nga Barcelona. Tingëllon e jashtëzakonshme dhe e pabesueshme, por Messi i ka dërguar një faks të certifikuar klubit ku i kërkon që të lirohet nga kontrata ku aktivizohet klauzola që e lejon atë të largohet njënashëm nga klubi.

Messi ka folur me trajnerin e ri Ronald Koeman të premten e javës së kaluar dhe i ka thënë holandezit se veten e sheh më shumë jashtë Barcelonës se brenda.

Tani, ai ka marrë hapat ku e ka lënë Barcelonën në shok.Kapiteni i klubit dëshiron të largohet pas dy dekadash që djersiti Blaugranan duke u bërë kështu tema më e pazakonshme e këtij viti.

Ish kapiteni i Barcelonës Carlos Puyol ka qenë i pari që ka reaguar pas lajmit për Lionel Messin. Në një postim në Twitter Puyol i ka dëshiruar çdo të mirë kapitenit aktual të KF Barcelonës, legjendës së këtij klubi, Lionel Messi. “Respekt dhe admirim. Leo, ke tërë mbështetjen shoku i imë”, ka shkruar ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu