Messi shpenzon 175,000 £ për 35 iPhone ari për ekipin fitues të Argjentinës

Lionel Messi ka shpenzuar 175,000 £ për 35 iPhone ari për skuadrën dhe stafin fitues të Kupës së Botës të Argjentinës.

Ylli argjentinas porositi 35 celularë 24 karatësh për çdo anëtar të skuadrës fituese. Çdo celular ka emrin e lojtarit, numrin dhe logon argjentinase të gdhendur në të.

Argjentinasit dolën fitues në Katar 2022, me Messin që shtoi një trofe tjetër në koleksionin e tij. Shtatë herë fituesi i Topit të Artë, i cili sapo ka fituar çmimin e FIFA-s, si lojtari më i mirë i vitit për meshkuj, u kujdes që të gjithë të merrnin dhuratat e çmuara prej tij.

Kapiteni i “Albiceleste” dëshironte që të bënte diçka të veçantë dhe të këndshme për të festuar momentin e tij më krenar. Ai nuk donte t’iu dhuronte miqve të tij ora siç ndodh zakonisht, kështu që vendosi të porosiste për ta Iphone floriri 24 karatësh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu