Messi si Ronaldo në Serie A, vuan mungesën e golit në 3 ndeshjet e para

Aventura e Lionel Messit te PSG nuk ka shkuar ashtu si duhet. Si mos mjaftonte përplasja me Pochettinon gjatë zëvendësimit në ndeshjen ndaj Lyon, argjentinasi në dy ndeshje të kampionatit ende nuk e ka shijuar golin.

Ai gjithashtu luajti 90 minuta në Champions ndaj Club Brugge por sërish nuk realizoi. Messi ka zhvilluar 2 ndeshje, dhe ato jo të plota. Argjentinasi luajti ndaj Reims 20 minuta, dhe 75 minuta kundër Lyon.

Por, në fakt këtë fillim të vështirë e vuajti edhe Ronaldo te Juventusi. Numri 7 kur shkoi te Juventusi ju desh ndeshja e 3-të si titullar që të shënonte ndaj Sansuolos në shtator të vitit 2018 për ndeshjen e Serie A.

Po a do shënojë Messi në ndeshjen e 3-të si titullar në Ligue One? Kjo mbetet për t’u parë kur të mërkurën në mbrëmje PSG luan në transfertë ndaj Metz.

Rivaliteti me CR7:

Ndryshe nga argjentinasi, portugezi në vetëm 3 ndeshje ka realizuar plot 4 herë, 1 gol në Champions dhe 3 në Premier League. Se cili do shënojë më shumë gola deri në fund të sezonit? Kjo mbetet për t’u parë pasi është vetëm fillimi. G.D


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu