Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka publikuar një fotografi në rrjetin social Facebook, në krah të të cilit qëndron ish-kryeministri i Kosovës, kreu i AAK Ramush Haradinaj.
Siç shihet mes tyre ka pasur një takim shumë miqësor. “Sot me Ramushin, në këtë Pranverë Shqiptare”, shkruan Presidenti Meta.
Ky është takimi i parë i liderëve të Kosovës, pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë, ku fitoi Vetëvendosje.









