Meta mbështet nismën e Ali Ahmetit: Shqiptarët në një platformë të vetme

Gjatë një ceremonie festive në Dibër, kreu i Kuvendit Ilir Meta nuk i ka kursyer fjalët edhe për Maqedoninë.

Ai tha se “intersi ynë i vetëm është që shqiptarët atje të jenë me të drejta të plota”.

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim gjithashtu tha se mbështeste nismën e  kryetarit të BDI, Ali Ahmetit për bashkimin e shqiptarëve në një platformë të përbashkët.

“Interesi ynë i vetëm është një Maqedoni evropiane dhe shqiptarët të gëzojnë të drejta të plota atje. Mbështesim nismën e Ali Ahmetit për bashkimin e shqiptarëve në një platformë të përbashkët,” tha Meta gjatë vizitës së tij në Peshkopi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu