Meta: Stop shpopullimit të Shqipërisë, ky është ‘rreziku i vërtetë rus’ që i kanoset vendit

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka ngritur sërish shqetësimin për rrezikun që po i kanoset vendit nga shpopullimi.

Referuar edhe zhvillimeve të fundit, me pushimin e çështjes gjyqësore ndaj shefit të opozitës Lulzim Basha për lobimin rus, Meta thotë se “rreziku i vërtetë rus” në Shqipëri është shpopullimi, ndaj ai përsërit edhe njëherë thirrjen ndaj klasës politike për dialog.

“Kambanat e alarmit po bien! Stop shpopullimit të Shqipërisë! Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit! Kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent dialog, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët! 9 kushtet e Bundestagut janë harta e rrugës së Shqipërisë evropiane! Koha është tani! Nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë”, shkruan Meta në Facebook.

Sipas INSTAT, gjatë vitit 2018 emigruan mbi 38 mijë shqiptarë. Përgjatë viteve 2011-2017 janë larguar nga vendi 330 mijë persona. Në total, për këto tetë vite janë 369 mijë qytetare të larguar. Largimi bëhet me një ritëm prej 46 mijë personash në vit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu