Meta takon Richard Grenell: Mbështes promovimin e bashkëpunimit ekonomik në rajon

Presidenti Ilir Meta është takuar me të dërguarin e SHBA për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell. Meta shprehet se ishte kënaqësi takimi me të ndërsa shton se mbështet përpjekjet e tij për të promovuar investimet amerikane bashkëpunimin ekonomik në rajon.

“Ishte kënaqësi të takoja këtë mëngjes Ambasadorin Grenell. Mbështes përpjekjet e tij të vazhdueshme për të promovuar investimet amerikane dhe bashkëpunimin ekonomik në rajon, si e vetmja mënyrë për të garantuar mirëqenie për të gjithë qytetarët tanë dhe veçanërisht brezin e ri.

Përpara vizitës të tij në Jug të vendit i dhurova librin “Albania from the Air”, një botim i veçantë mbi mrekullitë natyrore shqiptare, pasi jam i sigurt se herën tjetër ai do të shpenzojë më shumë kohë për të eksploruar Shqipërinë tonë të bukur”, shkruan Meta.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu