Kryetari i Parlamentit Ilir Meta në një deklaratë për shtyp ka folur për herë të parë mbi protestën e opozitës dhe bojkotin e saj por jo vetëm, ai ka folur edhe mbi takimin Meta-Rama e zhvilluar mbrëmjen e kaluan në kryeministri.
Meta deklaroi se opozita duhet të kthehet në Kuvend pasi sipas tij Kuvendi nuk ka kuptim pa opozitën.
Gjithashtu ai u shpreh se për Shqipërinë është shumë e rëndësishme diagolu me opozitën, pasi integrimi i vendit tonë varet nga ky hap.
“Ka rëndësi që të vazhdojë reforma në drejtësi, në mënyrë ligjore, Kushtetuese dhe transparente. Duhet dialog për të garantuar zgjedhje me standarde më 18 qershor dhe kjo kërkon një klimë dialogu dhe bashkëpunimi”, tha Meta.
“Dialogu me opozitën është kyç. Opozita është gjithnjë e mirëpritur në Kuvend. Ju e dini që për mua Parlamenti pa opozitën nuk ka kuptim. Kështu që të bëjmë të gjitha përpjekjet për dialog”, tha Meta më tej.
Ndërsa sa i përket takimit më Ramën Meta u shpreh se në darkë biseduan për Reformën në Drejtësi.
Meta theksoi se nuk do të ketë zgjedhjë pa realizimin e Vettingut dhe zgjedhjeve të lira. Dialogu politik është shumë i rëndësishëm për reformat në vend./albeu