Zëvendëskryeministri i parë Izet Mexhiti, në intervistën e tij të fundit në Kanal 5, ka folur rreth incidentit në Komunën e Çairit. Mexhiti deklaroi se kryetarja e Qytetit të Shkupi, Danella Arsovska, largon nga puna vëllain e Xhemail Lamallarit, dhe pas tre-katër dite i shkon para shtëpisë. Sipas tij, kjo është tregues se në çfarë gjendje ka rënë BDI.
“Është për fat të keq që BDI ka rënë në këtë gjendje që për Çairin të fshihet pas Danella Arsovskës. Ajo është e keqpërdorur nga ana e Blerim Bexhetit dhe të tjerëve. Në vend se të merret me qytetin dhe me ndërmarrjet publike, pastrimin, ujësjellësin dhe kanalizimin të cilët nuk kanë paga”, u shpreh Mexhiti.
Në fund Mexhiti shtoi se Arsovska aspak nuk merret me qytetin dhe nevojat tjera të qytetarëve, por të gjithë kohën merret vetëm me Çairin.