Mexhiti godet BDI-në: Po përpiqet të rikthehet përmes skenarëve destabilizues!

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), duke i akuzuar për tentim rikthimi në pushtet përmes skenarëve destabilizues dhe nxitje të urrejtjes ndëretnike.

“BDI nuk di të bëjë opozitë, prandaj po përpiqet të rikthehet në pushtet me skenarë destabilizues dhe urrejtje ndëretnike,” shkruan Mexhiti.

Ai thekson se këto skenarë po drejtohen nga “shefi në arrati” i propagandës dhe lajmeve të rreme, i cili sipas tij është i financuar nga nëntoka ruso-serbe përmes rrjetit të bixhozit dhe kazinove, të instaluara nga vetë BDI.

“❌ Dështuan me Taravarin.
❌ Dështuan me Danella Arsovskën.
👉 Tani fajësojnë VLEN-in për çdo dështim të tyre!”

Mexhiti liston disa nga dështimet që, sipas tij, po tentohen të maskohen me propagandë:
• E hoqën Balancuesin vetë, pastaj thanë: “VLEN e ka fajin!”
• E lanë ligjin për gjuhën shqipe të papërfunduar, dhe sërish: “VLEN e ka fajin!”
• Regjistruan mërgatën me metodologji që vetë e propozuan, sot thonë: “VLEN e ka fajin!”

“Ky është manuali i propagandës së vjetër: shpikje, përçarje dhe viktimizim. Por shqiptarët nuk i besojnë më atyre që ikën nga drejtësia dhe kërkojnë të rikthehen përmes kaosit,” përfundon ai.

Sipas Mexhitit, e ardhmja nuk mund të ndërtohet me mashtrime dhe frikë, por vetëm me drejtësi dhe përgjegjësi. /INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu