Mexhiti konfirmon se do të jetë kandidat i VLEN-it për kryetar të komunës së Çairi

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti, ka konfirmuar se do të jetë kandidat për kryetar të komunës së Çairit në zgjedhjet vendore që do të mbahen së shpejti në vendin fqinj.

Në një prononcim për Euronews Albania, ai shprehu bindjen se do të dalë fitues, duke u mbështetur në përvojën e mëparshme dhe në sondazhet aktuale.

“Po, do të jem kandidat për komunën e Çairit si përfaqësues i koalicionit VLEN. Kam shërbyer për tre mandate si kryetar i kësaj komune dhe pas një analize brenda partisë, vendosëm që të rikthehem në garë,” deklaroi Mexhiti.

“Jam shumë optimist për fitoren, pasi sondazhet janë në favorin tonë dhe qytetarët kanë treguar besim ndaj meje edhe në të kaluarën,” shtoi ai.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu