Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti nëpërmjet Facebook i ka dërguar porosi kreut të ASH-së, Arben Taravarit, transmeton TV21. Mexhiti bën të ditur se koalicioni VLEN sonte ka vendosur dhe dritat fiken për hipokrizinë.
“Të ftuam të bëhesh bartës i ndryshimit. U bëre simbol i Revolucionit të dritave. Edhe pse humbës në qytetin tënd, shpërndaje ‘Efridol’ për BDI-në.
Euforia jote paska qenë vetëm sa për kamerë. Asgjë e sinqertë. Asnjë dritë e vërtetë.
Sonte VLEN vendosi – dritat fiken për hipokrizinë.
Dyftyrësia… nuk ia VLEN”, ka shkruar Izet Mexhiti.