Mexhiti: Rreth 1 milion euro investim për Sahat Kullën, rrjet i ri i ujësjellësit dhe kanalizimit

Ministri i Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti thotë se do të investohen rreth 1 milion euro për rrjet të ri të ujësjellësit dhe kanalizimit në rajonin e Saat Kullës në Çair. Mexhiti thotë se projekti do të përfshijë disa rrugë.

“Rreth 1 milion euro investim për Saat Kullën, për Çairin! Rrjet i ri ujësjellësi. Kanalizim atmosferik dhe fekal. Punime që zgjidhin probleme të vjetra. Jetë më e dinjitetshme për mbi 2000 banorë. Ky projekt mbulon nëntë rrugë: rr. 157, 397, 2, 1, 178, 156, 374, 150 dhe 177”, shkruan mes tjerash Mexhiti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu