Mexhiti: Synojmë të gjallërojmë Çarshinë dhe të tërheqim sa më shumë vizitorë

Zëvendëskryeminsitri i parë, dhe kandidat për komunën e Çairit, Izet Mexhiti në një dalje për media theksoi se si Qeveri synojnë që të gjallërojnë Çarshinë e vjetër të Shkupit për tërheqjen e sa më shumë vizitorëve.

“Po nisim një projekt shumë të rëndësishëm për zhvillimin e Çarshisë. Po fillojmë pastrimin dhe rregullimin e parkingut nëntokësor që ka kapacitet për 60 vetura dhe gjendet në Qendrën Konservatore në Muzeun e Maqedonisë. Gjithashtu do të pastrojmë dhe do të rregullojmë edhe hapësirën e hapur për parkim me kapacitet edhe për 60 vetura. Brenda 10 ditëve parkingu do të jetë funksional dhe në shërbim të vizitorëve dhe të esnafëve të Çarshisë, punëtorëve të dy institucioneve të Muzet të Maqedonisë dhe Qendrës Konservatore. Me këtë hap, sot synojmë të gjallërojmë Çarishinë të përmirësojmë qasjen dhe të tërheqim më shumë turistë dhe vizitorë”, tha zëvendëskryeminsitri i parë dhe kandidat për komunën e Çairit, Izet Mexhiti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu