Mexhiti: Taravari bart kauzën shqiptare, Osmani aktakuzën e Prokurorisë Speciale

Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti ka bërë thirrje deri tek simpatizuesit e koalicionit të partive opozitare shqiptare VLEN që të bëjnë durim deri më 9 maj kur siç tha, do ta festojnë ditën e Evropës dhe ditën e fitores.

“Më 24 prill e 8 maj pikërisht këtu në Shkup, Çair, do të ndodhë demontimi politik i Artan Grubit dhe Ali Ahmetit. Në këto zgjedhje situata është shumë e qartë. Të mërkurën do të përballen Arben Taravari, si bartës i kauzës kombëtare, dhe Bujar Osmani si bartës i aktakuzës penale nga Prokuroria Speciale. Për ti thënë jo Rusisë, shqiptarët fillimisht duhet ti thonë jo BDI-së, jo Soravisë, jo llotarisë, sepse ata kurrë nuk i thanë jo, as Llavrovit, as Vuçiqit, as Ballkanit të Hapur, as nëntokës serbe me të cilën BDI kontrollon kazinotë dhe kreditë e shpejta”, deklaroi Mexhiti.

Ju drejtua edhe votuesve të Shkupit prej ku beson se do të ndodhë ndryshimi rrënjësor i pushtetit.

“Shkupjani nuk mshifet. Nuk tutet. Kurdo që është nevoja, shkupjani del në mejdan. Për penë e pushkë, për punë e mund, shkupjanët janë aty, sepse shkupjani i vërtetë nuk tradhëton, nuk e shet flamurin për me i fitu një palë zgjedhje, nuk e ulin flamurin kuq e zi për një grusht vota. Shkupjani kur prehet në besë nuk ta harron, shkupjani kur prehet në besë të dënon. Durim, sabër, rrini rahat, zullumi është trashë do të këputet”, deklaroi Izet Mexhiti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu