Mexhiti: VLEN është ardhmëria e Çairit, jo satelitët e BDI-së! Osmani: Çairi do të ketë një plan të qartë për zhvillim urbanistik

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairi nga Koalicioni VLEN mbrëmë vizitoi Dyqanxhikun, transmeton TV21. Mexhiti theksoi se VLEN është ardhmëria e Çairit, jo satelitët e BDI-së.

“Ata tjerët në zgjedhje lokale flasin për Borrellin dhe Lajqakun, e kur u deshtë për Mitrovicën ai shkoi në Azerbajxhan, ai shkoi në Kiev, ai shkoi në Ukrainë por nuk e pa të udhës që me Borrellin të shkojë në Veri të Mitrovicës, por fatmirësisht nuk u realizua plani i atij, nuk u largua policia speciale e Kosovës, ajo sot është në Mitrovicë, por u larguan paramilitarët serb, i keni parë edhe vetë se si kanë ikur nga aty pasi që nuk është vendi i tyre, nuk është vatani i tyre dhe fatmirësisht ka kush i del zot edhe Mitrovicës edhe mbarë Kosovës, është aty Albin Kurti i cili po i ndërton urat në Mitrovicë, por këto tema do t’i lëmë për zgjedhje parlamentare, ne në Dyqanxhik flasim për Dyqanxhikun, ne në Serovë flasim për Serovën, ne në Gazi Babë për Gazi Babën dhe në Çair për Çairin, pra vota për VLEN-in është votë për ardhmërinë”, tha Izet Mexhiti – kandidat për kryetar Komune në Çair nga VLEN.

Ndërkaq, me aktivitete ka vazhduar edhe Bujar Osmani nga AKI. Osmani para banorëve të Këshillit Vendor “Teli” theksoi se Çairi do të ketë një plan të qartë për zhvillim urbanistik.

“Besimi që më keni dhënë më obligon të punoj ditë e natë për një Çair modern, të pastër dhe transparent. Këto zgjedhje janë referendum për dinjitetin tonë – të kthejmë tapinë e shtëpisë dhe të bëhemi zot shtëpie në komunën tonë,” tha kandidat për kryetar Komune në Çair Bujar Osmani nga AKI.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu